Drejtoria e Policisë Rrugore ka njoftuar se 1682 drejtues automjetesh janë ndëshkuar, për shkelje të rënda rrugore, të cilat janë burim për shkaktimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë konstatuar dhe:
- Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
- Janë pezulluar 30 leje drejtimi, nga të cilat 21 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu janë vendosur 1682 masa administrative, të ndara si më poshtë?:
?383 masa administrative për parakalime të gabuara.
?266 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
?123 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
?176 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
?102 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
?345 masa për parkim dhe qëndrim të gabuar.
?287 masa për shkelje të tjera të përcaktuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.
??♀apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
#MosUbejStatistike?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?