Aroma e vdekjes pushton rrugët në Gaza dhe Izrael, nis beteja edhe në veri: “Ku të fshihesh kur vjen nga qielli?

Nga BBC

Mbi 1 mijë të vdekur nga të dyja palët. Ky është bilanci i deritanishëm i përplasjes me Hamasit dhe qeverisë izraelite në Izrael dhe Gaza.

Autoritetet palestinezë thanë se nga totali i të vdekurve, 260 janë fëmijë dhe 230 gra Autoritetet lokale shprehen gjithashtu se gjashtë persona nga personeli mjekësor ishin vrarë dhe 15 të tjerë u plagosën, ndërkohë që raportohet edhe për 8 gazetarë të vdekur.

Agjencia e OKB-së për refugjatët në Palestinë thotë se nëntë nga stafi i saj janë vrarë në Gaza që nga e shtuna.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve po mbledh raportet e gazetarëve që janë vrarë, plagosur ose raportuar të zhdukur si në Izrael ashtu edhe në Gaza duke raportuar shtatë humbje jetësh nga anëtarët e tyre vetëm në Gaza.

“Ku të fshihemi kur vdekja vjen nga qielli?”

Nadiya është nëna e një djali pesë-vjeçar dhe një foshnje tre muajshe në Gaza.

Ajo thotë se mënyra e vetme për të qetësuar djalin e madh, teksa sulmet ajrore izraelite vijojnë, është t’i thuash atij se “zhurma e një shpërthimi vjen pak çaste pasi ndodh realisht”.

Ky është një informacion që presupozohet që nuk duhet ta ketë asnjë 5 vjeçar, por sipas Nadiyas, kjo është e vetmja mënyrë për ta qetësuar të birin.

Të hënën në mbrëmje, Nadiya thotë se dëgjoi fqinjët e saj që vraponin poshtë shkallëve duke bërtitur: “Iki nga godina!

Nëna e re hezitoi për disa sekonda. Më pas ajo shpërtheu në lot.

Përfundimisht, ajo u largua nga ndërtesa me dy fëmijët e saj, por tha se nuk mund ta njihte lagjen pasi ndërtesat rreth bllokut të saj ishin rrafshuar.

Ajo tani po përpiqet të shkojë në shtëpinë e prindërve të saj. Por thotë: “Ku mund të fshihesh kur vdekja po vjen nga qielli?”

“Nuk mund t’i quajmë njerëz”

Në Izrael, Menashe dhe Merav Ram mbajtën dje një funeral për djalin e tyre 28-vjeçar Omri, i cili u vra nga militantët e Hamasit në festivalin e muzikës Supernova të shtunën.

Herët të shtunën, kur Hamasi filloi të lëshonte raketa në Izrael, Omri thirri prindërit e tij, duke u thënë atyre për sulmin.

Në një telefonatë të dytë ai tha: “Babi, është më e rëndë. Njerëzit janë të plagosur”.

“Më duket sikur diçka po ndodhte”, tha Merav për programin Today. “I thashë Menashes se diçka nuk shkonte”.

Për sulmuesit, Menashe tha: “Nuk e di nëse mund t’i quajmë njerëz këta individë. Njerëzit nuk i bëjnë këto gjëra djemve dhe vajzave që donin vetëm të festonin.

“Ata nuk do të falen për atë që kanë bërë.”

Spitalet e Gazas janë kthyer në kampe refugjatësh

Kirurgu britaniko-palestinez, Ghasan Abu Sitta, thotë se spitali ku ai po punon në Gaza është kthyer në një kamp refugjatësh.

“Njerëzit kanë frikë dhe kështu po i sjellin familjet e tyre për të qëndruar në kompleksin e spitalit si një hapësirë e sigurt,” tha ai për programin Today më herët.

Kirurgu tha se kishte “një lum të vazhdueshëm njerëzish të plagosur”, por që spitali i tij Shifa ishte tashmë mbi kapacitet – si shumica e spitaleve të tjerë në Gaza.

“Gaza ka rreth 2200, 2500 shtretër dhe ne kemi pasur tashmë 4500 të plagosur,” tha Abu Sitta.

Izraeli sulmon Hezbollahun

Ushtria izraelite thotë se sulmoi një pikë vëzhgimi brenda Libanit që i përkiste Hezbollahut. Krahas aviacionit, qëlluan me artileri edhe ushtria izraelite.

Izraeli thotë se është në përgjigje të një sulmi të ri me raketa nga Hezbollahu – për të cilin Hezbollahu thotë se u bë në hakmarrje për vrasjen e tre prej luftëtarëve izraelitë në përleshjet e kësaj jave.

Kjo është dita e katërt e përplasjes në kufi.

Izraeli vijon mbledhjen e trupave të vdekur

Katër ditë pas sulmeve vdekjeprurëse të nisura nga Gaza prej Hamasit, izraelitët janë ende duke hequr trupat e pajetë nga qyteti i Sderot.

Numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në 1200, me më shumë se 2700 të plagosur. /albeu.com


Shtuar 11.10.2023 14:13

Tags: