Armëpushim? Kryemadhit i mbërrin një ftesë nga Rama, për çfarë bëhet fjalë

Pas 5 vitesh ndarje dhe “luftë” Partinë Socialiste duket se ka vendosur t’i bëjë një ftesë Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në selinë e LSI-së ka mbërritur ftesa për t’iu bashkuar ditëlindjes së 31-të të PS-së

Burime nga PS shprehen se në festë është ftuar edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Të dielën në orën 19:00 socialistët do të organizojnë një pritje në oborrin e kësaj force politike. Të paktën për një ditë PS dhe LSI kanë ulur “armët” politike që të gëzojnë së bashku këtë ditë të shënuar për të majtën shqiptare.

Ende nuk dihen arsyet e këtij armëpushimi, por kjo ftesë vjen në një moment ku Presidenti Ilir Meta i erdhi në ndihmë PS duke lëshuar dekret për lirimin nga detyra të Bajram Begaj nga Stambolli për të mos djegur raundin e 4 të zgjedhjes së Preisdnetit të ri, që do ta zëvendësojë atë pas 24 korrikut në Postin e kreut të Shtetit.

Ndërkaq në 24 shkurt Meta do të lërë mandatin si president duke iu rikthyer politikës aktive. Vetëm një ditë më pas LSI ka vendosur të thërrasë konventën, por ende nuk dihet nëse Meta do t’i bashkohet forcës që krijoi.

Gjithashtu ende nuk dihet nëse ka dhe një festë për PD-në.


Shtuar 11.06.2022 13:38