Armë zjarri, dylbi për snajper, bizhuteri dhe targa franceze! Arrestohet 25-vjeçari në Kurbin, në kërkim babai

Policia e Kurbinit ka arrestuar 25-vjeçarin Geri Rizvani(Lika) dhe ka shpallur në kërkim babanë e tij Zyhdi Lika, 48 vjeç, në kuadër të operacionit “Gold and Guns”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak;

1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu;

1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper;

Një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura;

2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 30.01.2024 10:37