Armando Broja zgjedh Cagliarin, edhe Parma hyn në garë për sulmuesin shqiptar

E ardhmja e Armando Brojës duket se po merr drejtim nga Italia, ndërsa mundësitë për të vijuar në Angli duken të shuara për momentin pas dështimit të fundit me Burnleyn.

Interesi për sulmuesin e Kombëtares shqiptare në Serie A vazhdon të rritet dhe klubi më i fundit që ka hyrë në skenë është Parma, e cila ka shprehur dëshirën për ta afruar.

Të lidhura

None found

Gjithsesi, tabloja nuk ka ndryshuar, pasi raportohet se Broja ka miratuar kalimin te Cagliari, ekipi që kishte bërë lëvizjen e parë konkrete për të.

Megjithatë, mbyllja e operacionit nuk pritet të jetë e thjeshtë, duke qenë se Burnley synon të marrë sa më shumë nga shitja e lojtarit, të cilin e bleu nga Chelsea për rreth 20 milionë euro vetëm një vit më parë.

Tani mbetet të kuptohet se mbi çfarë formule do të ndërtohet marrëveshja mes klubeve, të cilat në parim duken të hapura për të gjetur një zgjidhje dhe për ta çuar me sukses deri në fund këtë lëvizje të rëndësishme për të ardhmen e Brojës.


deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomgrandpashabetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas