Arkivoli i mbretëreshës Elizabeth II po largohet nga holli ku po qëndronte që nga pasditja e së mërkurës dhe do të dërgohet në Westminster Abbey për shërbimin e saj funeral.
Ai po transportohet në karrocën e armëve funerale shtetërore nga Westminster Hall në Abbey, të tërhequr nga 142 marinarë nga Marina Mbretërore.
Pas arkivolit të mbretëreshën qëndrojnë tre djemtë e saj, mbreti Charles III, princ Andrew dhe princ Eduart, ndërkohë që William dhe Harry qëndrojnë pas tyre.