Arjan Konomi kërkon lirimin e Cllevios: Më mungon miku im (VIDEO)

Këngëtarët e njohur shqiptarë Rigels Rajku i njohur si Noizy dhe Cllevio u përfshinë në një konflikt me njëri tjetrin.

Mbas këtij konflikti Cllevio ndodhet ende në qeli pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Personazhet VIp kanë bërë dhe një hashtag #freecllevio ku kërokojnë lirimin e Cllevios.

Nuk kishte si të mungonte mes ktyre videove edhe Arjan Konomi të cilin shpeshherë e kemi duke bërë live me këngëtarin shqiptar.

Konomi ka postuar një video në profilin e tij zyrtar në Instagram, ku ai dhe Cllevio shihen mjaft të qeshur me njëri tjetrin gjatë një videoje live që kanë bërë më herët.

Arjani shkruan se i mungon shumë miku i tij si dhe diskutimet që bënin së bashku për historinë, filmat etj.

Postimi i Arjan Konomit në Instagram:

“@cllevio_ganggo na mungon miku im! Te qeshurat tona me gjithe shpirt, humori dhe diskutimiet mbi historine, filmat, mbi Marta Goebblesin dhe Anna Bolenen. E mbi te gjitha Natali Portman ??? Shpresoj te te shoh sa me shpejt! Zoti te ndihmote ty dhe shpirtin tend te paster e te vertete! Perfundofte sa me shpejt kalvari yt o njeri me zemer, mendje dhe kulturë të pasur! “- shkruan ai në postimin e tij./albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)