Argita Malltezi pasardhësja e tij në politikë? Berisha i prerë: Nuk do të garojë kundër të atit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për fjalimin e Argita Malltezit në Kuvendin Kombëtar.

Berisha është shprehur se e bija nuk do të jetë ajo që të garojë me të atin dhe theksoi se nuk mund të bëhet partia familje.

“Se çfarë do të bëjë Argita Malltezi në të ardhmen e saj, unë nuk mund ta them, dhe këtë ta them haptas. Por për një gjë të jeni i sigurtë, që nuk do të jetë ajo që do të garojë me të atin e saj. Për këtë 100%”, u shpreh Berisha.

“Pas meje unë nuk jam përgjegjës se çfarë mund të ndodhë. Unë them që ajo është një njeri që ka të drejtën si çdo demokrate e demokrat, të marrë pjesë në garat, cilat të dojë. E vetmja gjë që nuk mund të ndodhë është që ajo të garojë me ta atin e saj. Kjo nuk ndodh. Nuk mund të bëhet partia familje’, theksoi Berisha.


Shtuar 7.12.2023 22:15