Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar një mesazh në përkujtim të 554 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Sot pervjetori i përjetësisë së Skenderbeut! Miq, sot 554 vite më parë Prijesi i perjetshëm i kombit tonë, Gjergj Kastrioti Skenderbeu mbylli sytë pergjithmonë! Skënderbeu ishte një strateg gjenial, i cili me betejat e tij kundër hordhive të Portës së Lartë mbrojti trojet arbnore por dhe mbarë qyteterimin përendimor nga pushtimi otoman. I shndërruar për së gjalli në legjende ai mbeti përjetë të jetëve si forca e identitetit tonë kombëtar përendimor si princi i pavdeksisë të kombit shqiptar. Lavdi!sb”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se sot, në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut, në Tiranë ka ardhur presidenti turk Rexhep Erdogan, i cili inauguroi shtëpitë e rindërtuara nga qeveria e tij në Laç, do të inaugurojë xhaminë Et’hem Beu në qendër, do të firmosë 7 marrëveshje me Ramën dhe gjithashtu do të mbajë fjalim në Kuvend./albeu.com