Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut pas lajmeve të fundit që qarkulluan në media për një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj saj.
Pasditen e sotme, Arbenita ka udhëtuar nga Dubai drejt Milanos, dhe në Instagram ka ndarë me ndjekësit e saj një story ku shfaqej me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq.
Ky gjest simbolik u interpretuar nga shumë ndjekës si një mesazh force dhe qëndrueshmërie, në një kohë kur emri i saj është përfolur gjerësisht në media.