Arben Imami i bindur: Basha është qesharak, duhet të largohet

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami  ka deklaruar se Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD ndersa e ka quajtur kreun demokrat,  qesharak.

Sipas Imamit ai e ka çuar PD drejt humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Për Imamin një lider si Basha nuk mund të lejohet të udhëheq PD.

“Problemi është që ky nuk është më. Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh. Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është bërë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të. Por për atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zgjenjeu”.

Përse dje?

“Dje shkoi në dy vende, shkoi në Komunitetin Mysliman, shkoi edhe tek bektashinjtë për Bajram edhe nxori këtë të bektashinjve, kur dihet që Bajrami është i synive myslimanë shqiptarë. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”.


Shtuar 14.05.2021 22:21