Apeli Shkodër dënon me tre vite burg ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj

Apeli i Shkodrës ka dënuar me tre vite burg ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj, për skandalin e tjetërsimit të pronave. Në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë, në bashkëpunim, duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Vendimi për rishqyrtimin e çështjes është marrë nga Gjykata e Lartë, e cila pranoi rekursin që kishte bërë Prokuroria e Apelit dhe vendosi prishjen e vendimit së Gjykatës së Apelit në Shkodër dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Kujtojmë se, Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë ne muajin shtator të vitit 2020 shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për akuzën e tjetërsimit të pronave te Rana e Hedhun në bregdetin e Shëngjinit, por Apeli e riktheu çështjen për gjykim në Shkallën e Parë, me pretendimin se nuk është zhvilluar si një proces i rregullt ligjor./albeu.com


Shtuar 28.10.2022 11:36