Apeli rrëzon për herë të katërt kërkesën e Enkeleda Hoxhës

Ndryshimi i masës së sigurisë për gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha është ndryshuar për herë të katërt.

Vendimi për mos ndryshimin e masës u bë nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Hoxha kishte kërkuar ndryshimin e masës për shkak se ka një fëmijë autik. Trupa gjyqësore i kishte kërkuar ish-gjyqtares që të paraqiste një raport në lidhje me këtë pretendim.

Gjyqtarja akuzohet se ka liruar të burgosurit VIP, ndërsa një ndër vendimet lidhet edhe me atë të Hekuran Billës, i cili pas lirimit nga burgu u vra gjatë një atentati në Tiranë.

Shtuar 31.03.2021 12:03