Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO, ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha do të vuajë dënimin me dy vite burg

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për deklarimin fajtore të ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, që liroi të fortët nga burgu për përfitime financiare, duke ushtruar kështu korrupsion.

Hoxha është dënuar me 3 vite heqje lirie dhe 5 vite nuk do të ketë të dejtë të ushtrojë detyrën. SPAK kërkoi 3.6 vite burg për gjyqtaren, por trupa gjykuese e GJKKO-së, vendosi që ta dënonte me 3 vite, ndërkohë që Hoxha gjithashtu përfiton edhe nga gjykimi i shkurtuar që shkurton 1/3 e kohës që duhet të qëndrojë pas hekurave të burgut.

Kështu që ajo do të duhet të qëndrojë vetëm 2 vite e burgosur.

Edhe avokati i saj është shpallur fajtor. Aldo Tabaku, është dënuar me 4 vite burg, pasi u gjet i fajshëm në rolin e sekserit. Por edhe ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojë në qeli për vetëm 2.8 vite.

Njoftimi i policisë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare), sot më datë 11.10.2022, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 42 akti, datë 10.05.2022, mbi ankimet e paraqitura nga ankuesit/të pandehurit E.H., A.T., M.M., B.P., S.P., G.N., A.S., G.N., I.T. dhe T.F., kundër vendimit nr. 13, datë 14.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“Deklarimin fajtor të të pandehurës E.H., për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe bazuar në nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.

– Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.H., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit data 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Heqjen e së drejtës së të pandehurës E.H. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5(pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T., për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319/ç dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 3(tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 245/1 paragrafi i dytë, të Kodit Penal dënimin e tij 2 (dy) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit A.T. me një dënim të vetëm 4 (katër) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.T., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurës M.M., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, dhe në bazë të nenit 319/ç të Kodit Penal dënimin e saj me 3 (tre) vjet) burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës M.M. për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 244 të Kodit Penal dënimin e saj 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit M.M. me një dënim të vetëm 3 (tre) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës M.M., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Heqjen e së drejtës së të pandehurës M.M. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.

Deklarimin fajtor të të pandehurit B.P., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.P., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.P., për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit S.P., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.S., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.S., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N., për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe na bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N., për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit penal, dënimin e te pandehurit G.N. me një dënim të vetëm 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit G.N., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N., për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit G.N., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit I.T., për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.T., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon  nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurës T.F., për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 245/1, paragrafi i 3, të Kodit Penal dënimin e saj me 9 (nëntë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1, të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës T.F., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën T.F. dhe vënia në provë për një periudhë 12 muaj dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, që mbulon vendbanimin e saj.  Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.

Deklarimin fajtor të pandehurës M.S., për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 245/1, paragrafi 1, të Kodit Penal dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës M.S., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën M.S. dhe vënia në provë për një periudhë 8 muaj me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 14.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Mospranimin e ankimit të ankuesve S.P. dhe G.N., kundër vendimit nr. 13, datë 14.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./albeu.com

 


Shtuar 11.10.2022 14:26