Aplei i GJKKO-së ka konfiskuar 3.4 milion eurot e “Tayota Yaris”.
Kërkesa për konfiskimin e tyre është bërë nga SPAK, pasi në përfundimin e hetimeve, ka rezultuar se shuma e miliona eurove vinte nga aktiviteti kriminal.
Çështja mori rëndësi publike në Shqipëri, pasi ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e denoncoi mbërritjen e parave disa ditë para se ato të sekuestroheshin në Durrës. Basha paralajmëroi trafikimin e parave me makina “Toyota Yaris” dhe akuzoi kreun e grupit socialist, Taulant Balla se kishte dalë garant për ato që i quajti “para të drogës”.
Balla i mohoi akuzat dhe fitoi në gjykatë një padi për shpifje ndaj Bashës./albeu.com