Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi

Apeli i GJKKO  ka lënë në  fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për  ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 vartësit e tij, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj.

“Gjykata e Posaçme e Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne zbatim te nenit 249/6 te K.P.r. Penale, vendosi: Miratimin e vendimeve nr 79, dt 07.10.2021 dhe nr 80, dt 11.10.2021 te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” thuhet në vendimin e dhënë nga gjyqtarja Saida Dollani.

Ata u arrestuan për abuzimin me tenderin e blerjeve të pajisjve të kanalit RTSH Agro me vlerë prej limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh) në nëntor të vitit 2018.

Sipas SPAK, Gëllci ka shpërdoruar detyren në këtë tender duke i shkaktuar shtetit një dëm të madh material. Në dosjen hetimore rezulton edhe një raport i KLSH-së ku renditen shkeljet e Gëllçit dhe tre anëtarëve të KVO-së, të cilët po ashtu janë arrestuar.

Gëllçi ka autorizuar realizimin e tenderit për blerjen e pajisjeve të “Rtsh Agro” kur ky kanal nuk kishte marrë ende miratimin nga AMA. Madje, sipas KLSH-së, tenderi u zhvillua një vit para se AMA të jepte miratimin për ‘Rtsh Agro” dhe dy vjet para se të fillonte aktivitetin ky kanal duke nxjerrë në pah qartësisht abuzimin me detyrën nga ish-drejtori.

Po ashtu, KLSH ka konstatuar sipas SPAK se oferta e dhënë nga kompania e shpallur fituese nuk përmbushte kriteret dhe duhej skualifikuar që në fillim, por në vënd të këtij vendimi, Gellçi dhe tre anëtarët e KVO-së e kanë shpallur tenderin të rregullt./albeu.com


Shtuar 30.10.2021 12:07