Anulohet goli i mysafirëve, karton i kuq për Çekinë

Duket se fati është në anën tonë mbrëmjen e sotme, teksa pas golit të Jasir Asanit, tashmë Çekia ka mbetur me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të “bomberit”, Mojmir Chytil.

Një gol i shënuar nga sulmuesi 24-vjeçar fillimisht rizgjoi “shpresën” e miqve çek për një rezultat pozitiv në “Air Albania”, mirëpo me ndihmën e arbitrëve anësor ka rezultuar se goli jo vetëm se është shënuar në pozicion jashtë loje, por edhe me dorë, duke rezultuar në karton të verdhë, për Chytil.

Mirëpo, para shënimit të këtij golit, Chytil kishte marrë edhe një karton tjetër të verdhë, duke e detyruar gjyqtarin kryesor të nxjerrë nga xhepi kartonin e kuq e si rrjedhojë të lërë të tijët në fushë me vetëm 10 lojtarë. Rezultati vijon në 1 me 0.


Shtuar 12.10.2023 21:31