Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në Ankara, Turqi si pjesë e vizitës së tij të ngjeshur në Lindjen e Mesme.
Ai është takuar me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për bisedime me dyer të mbyllura.
Vizita e tij në Turqi vjen në kohën e rritjes së ndjenjës anti-SHBA në vend, pasi policia të dielën ndaloi një grup protestuesish pro-palestinezë që thuhet se përpiqeshin të hynin në një bazë ajrore ku janë vendosur forcat amerikane.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e quajti dje “detyrë” e vendit të tij të ndalojë gjakderdhjen në Gaza dhe të shpëtojë palestinezët nga “shtypja” e Izraelit.
Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë janë përkeqësuar që nga fillimi i luftës, pasi të dy vendet urdhëruan kthimin e diplomatëve të tyre.
Kryediplomati i SHBA-së ka vizituar tashmë Izraelin, ndalesa e tij e parë në rajon, pasi kërkoi një pauzë në luftimet në Rripin e Gazës për të lehtësuar ndihmën humanitare.
Blinken zhvilloi gjithashtu takime me udhëheqës dhe ministra në Bregun Perëndimor të pushtuar, Jordani dhe Irak./albeu.com