Anisa Kostani e shtruar tek Trauma pas aksidentit, mësohet gjendja shëndetësore e nënkomisares

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentimin e polices Anisa Kostanim në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë.

Mësohet se Kostani, e cila ishte pasagjere në mjetin që u përfshi në aksident, pësoi lëndime në trup, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr mjekim të specializuar. Mësohet se 27-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është e vetëdijshme, por ka fraktura në trup. Po ashtu raportohet se policja ka nevojë për gjak.

Kujtojmë se drejtuesi i mjetit ku udhëtonte Kostani, River Durra, u ndalua nga policia, pasi rezultoi se lëvizte pa leje drejtimi.


Shtuar 25.01.2023 14:13