“100 dështimet e Ramës”, Basha: Niveli i huamarrjes, më i larti në rajon

Kryedemokrati Lulzim Basha edhe ditën e sotme ka vijuar me shpalosjen e dështimeve nga ana e qverisë Rama.

Këtë radhë, Basha u ndal te niveli i huamarrjes informale në Shqipëri. Kreu i opozitës bën me dije se vendi ynë ka nivelin më të lartë në rajon për marrjen e borxheve nga ana e familjeve dhe sipërmarrjeve të vogla tek të afërmit e tyre.

“27 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si është niveli i huamarrjes informale në Shqipëri, në krahasim me vendet e Rajonit? Përgjigja: Më i lartë. Kriza ekonomike i ka shtyrë sipërmarrjet dhe familjet shqiptare drejt huamarrjes informale”, shkruan Basha.


Shtuar 28.03.2021 09:13