Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, reagon Rusia

Pas zgjedhjes së Shqipërisë anëtare jo të përhershme e Këshillit të Sigurimit së OKB-së, ka reaguar Ministria e Jashtme e Rusisë.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ministria e Jashtme ruse ka gatishmërinë për të bashkëpunuar me këto shtete, mes të cilave është edhe Shqipëria.

“Ne presim që pjesëmarrja e atyre shteteve në punën e Këshillit të ndihmojë në forcimin e rolit qendror koordinues të KB në çështjet globale, për të rritur ndikimin dhe efikasitetin e saj,” tha ministria. “Pala ruse është e gatshme për ndërveprim të ngushtë me anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që t’i përgjigjet me sukses sfidave dhe kërcënimeve në paqen dhe sigurinë globale”, thekson MPJ e Rusisë sipas agjencisë “Tass“.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të bëhen anëtare të reja jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 1 janar 2022. /albeu.com


Shtuar 16.06.2021 15:08