Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të krijojnë kushte të thellësisë strategjike për dy infrastrukturat kryesore ushtarake që kanë në Greqi, në Jug në Souda dhe në Veri në Aleksandropolis, nëpërmjet zgjerimit të pranisë së tyre ushtarake edhe në ishujt e Egjeut.
Sipas një amendamenti përkatës, i cili është dorëzuar në fillim të javës në Projektligjin e Buxhetit të Mbrojtjes së SHBA-së (NDAA) dhe tashmë është votuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së dhe Sekretari i Shtetit janë të ftuar që së bashku të t’i dorëzojë komisioneve përkatëse raportin e Kongresit për marrëdhëniet e sigurisë midis SHBA-së dhe Greqisë duke u fokusuar në hetimin e zgjerimit të mëtejshëm të pranisë ushtarake amerikane në territorin grek me theks në ishujt.
Edhe pse jepet mundësia e vendosjes së deri në 20 bazave shtesë amerikane brenda territorit grek, interesi amerikan duket se është i përqendruar në ishujt Lemnos dhe Skyros.
Bëhet fjalë për dy ishuj, pozicioni i të cilëve u jep mundësinë amerikanëve të mbulojnë dhe në të njëjtën kohë të “bashkojnë” me qendra të ndërmjetme ushtarake dy bazat e mëdha që atakanë në Greqi, bazën detare të Soudës dhe atë enorme, për nga madhësia dhe rëndësia, ushtarake dhe një bazë tranzite që ata kanë ngritur në Aleksandropoli.
Sa i përket Lemnosit, vendosja e forcave amerikane atje pritet të forcojë rrjetin e sigurisë së bazës së Aleksandoupolit, pasi ishulli do të marrë rolin e një poste të avancuar që do të mbrojë nënbarkun e tij të butë, ndërsa nga ana tjetër do të të jetë në gjendje të kontrollojë ngushticat e Dardaneleve, duke vënë në mikroskop lëvizshmërinë e flotës ruse të Detit të Zi dhe në të njëjtën kohë duke ushtruar një formë shtesë presioni mbi Turqinë.
Për sa i përket Skyros-it, kjo nuk është hera e parë që ky ishull i veçantë, një nga më të rëndësishmit në planet e mbrojtjes greke për t’u përballur me kërcënimin turk, është objekt i një diskutimi midis Greqisë dhe SHBA-së për t’u bërë një bazë ushtarake për të dytën.