Ambasadorja Kim: SPAK duhet të tregojë se askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se është takuar me Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK.

Kim ka bërë thirrje që SPAK duhet të japë shumë më shumë për të treguar se askush nuk është mbi ligjin.

“Sot takova Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, për të shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë. SPAK do të japë më shumë dhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.”, shkruan ambasadorja Kim./albeu.com

 

Shtuar 25.06.2021 15:37