Shembja e ndërtesës në SHBA, shkon në 4 numri i viktimave

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave nën rrënojat e pallatit 12 katësh që u shemb në Miami të SHBA-ve. Deri më tani janë konfirmuar 4 viktima, raporton BBC, ndërsa të zhdukur vijojnë të jenë 159 njerëz.

Familjet po presin dëshpërimisht për gjetjen e të afërmve të tjerë, ndërsa ekipet e kërkimit kanë punuar gjatë gjithë kohës dhe kanë raportuar se kanë dëgjuar zhurma njerësizh nënë rrënoja.

Kujojmë se ndërtesa e ndërtuar para 40 vjetësh u shemb sot në mëngjes, ndërsa shkaku nuk dihet ende./albeu.com


Shtuar 25.06.2021 15:33