Ambasadori i OSBE: Liria e medias nuk duhet marrë e mirëqenë

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Vincenzo Del Monaco, gjatë konferencës së sotme “Gazetari në kohë krizash” është shprehur se liria e medias nuk duhet të merret e mirëqenë në asnjë vend të botës.

Ai githashtu tha se gazetaria është një pjesë thelbësore e mozaikut demokratik dhe nxitës i progresit demokratik.

“Hera e fundit që Shqipëria organizoi këtë konferencë ishte në 2013. Ishte viti i parë që vizitova këtë vend të mrekullueshëm dhe dashuria ime për popullin shqiptar ka nisur që atëherë.

Gazetaria në kohë krizash është për fat të keq një titull i përshtatshëm. Nuk do ta përmend se si pandemia ndikon funksionimin e institucioneve demokratike. Aktualisht po përjetojmë një sërë krizash brenda dhe përtej OSBE-së. Gazetaria është një pjesë thelbësore e mozaikut demokratik dhe nxitës i progresit demokratik.

Ne duam t’i mbajmë sytë te panorama e madhe dhe kjo përqendrohet tek individët që punojnë për një shoqëri të hapur dhe që punojnë për një rend të sigurt botëror.

Progresi i medias me 20 vjet më parë është përtej çdo kundërshtimi. Liria e medias nuk duhet marrë e mirëqenë në asnjë vend të botës. Pengesat duhen trajtuar shpejt dhe në mënyrë serioze. Gazetarët duhet të punojnë të sigurt, të mbështesin gazetarinë në fakte, të sigurohet pavarësia e gazetarëve”, tha ambasadori i OSBE./albeu.com


Shtuar 11.10.2021 10:39