Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, përmes një postimi në Facebook, ka darë mesazhin e ambasadores Yuri Kim, që ka mbajtur në aktivitetin e Këshillit të lartë Gjyqësor “Drejt Ekselencës Gjyqësore”.
Në mesazhin e saj ambasadorja shkruan se shqiptarët e duan Reformën në Drejtësi dhe këmbëngul që duhet të vazhdojë se shqiptarët e duan.
“Reforma në drejtësi po prodhon rezultate reale, të prekshme, konkrete. Por e dini çfarë? Njerëzit duan më shumë. Dhe Shtetet e Bashkuara janë në krah të Shqipërisë sepse ne jemi në një mendje me ta. Duhet të ketë më shumë. Nuk është koha për të pushuar. Duhet të festojmë përparimin që kemi bërë së bashku deri tani. Së bashku. E kemi bërë së bashku. Disa herë ka qenë e vështirë. Nuk mendoj se ka pasur ndonjë rast kur ka qenë e lehtë. Ka pasur raste që janë bërë edhe gabime. Është proces njerëzor. Por është e rëndësishme që të qëndrojmë të përkushtuar ndaj qëllimit fundor. Serioz dhe të sinqertë, të dimë që Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalojnë dhe as ju nuk duhet të ndaloni – që partnerët tuaj europianë duan që ju t’ia dilni, po aq sa edhe partnerët tuaj amerikanë duan – që ju mund t’ia dilni.” – Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në aktivitetin e Këshillit të lartë Gjyqësor “Drejt Ekselencës Gjyqësore”/albeu.com