Ambasada e SHBA: Aktorët e korruptuar përpiqen të minojnë proceset demokratike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri përmes një postimi në Facebook shkruan se në shumë vende shtyllat e demokracisë po përpiqen të dobësohen dhe minohen nga aktorët e korruptuar.

“Në shumë vende, shtyllat e demokracisë – liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes, dhe liria për t’u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike. Demokracia i ka themelet në premisën se ajo mbështetet nga populli dhe për popullin, prandaj pjesëmarrja qytetare në Samitin për Demokracinë është kaq e rëndësishme”, shkruan Ambasada.

Kjo deklaratë e Ambasadës së SHBA vjen një orë para nisjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha. Kujtojmë se ky i fundit është shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion. Nuk dihet nëse postimi është një mesazh i fshehtë për Berishën, apo thjeshtë një postim për Samitin e Demokracisë./albeu.com


Shtuar 11.12.2021 09:15