Ditën e nesërme pritet të mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.
Kjo mbledhje vjen pas mblëdhjes së ditës së sotme të Komisionit të Rithemelimit.
Grupi i “Rithemelimit” është mbledhur vetëm një ditë para seancës së radhës në Kuvend.
Sipas burimeve, raportohet se grupi i Berishës po diskuton se si do të funksionojë Partia Demokratike në Kuvend, pas vendimit të gjykatës për t’i dhënë “vulën” Rithemelimit.
Ndërkohë nga ana tjetër, Grupi Parlament i PD-së, ka dërguar një mesazh ku njofton se ditën e nesërme rreth një orë par Kuvendit do të ketë një mbledhje të këtij grupi. Ky mesazh nuk u ka shkuar vetëm 5 deputetëve, siç janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Luan Baci apo Albana Vokshi.
Burime për ABC, kanë konfirmuar se ka pasur negociata dhe telefonata të vazhdueshme mes kryetarit të komanduar të PD-së Enkelejed Alibeaj, Gazmende Bardhit dhe anëtarëve të Grupit të Rithemelimit.
Po ashtu Sali Berisha tha se do të mbërrijë në Selinë Blu për mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.
‘Jo mbledhje të përbashkët. Mbledhje të grupit parlamentar nuk është i ndarë se e ndani ju nuk është i ndarë. Më kanë njoftuar kolegët e mi se ka mbledhje dhe unë do të shkoj’, tha Berisha.
Pritet të shihet qëndrimi që do të mbajë Enkelejd Alibeaj, i cili është në mes dy zgjedhjesh, të kërkojë largimin e Berishës ose të dakortësohet që ai të jetë pjesë e grupit.