BDI-ja po sulmohet nga të gjitha anët, është çelësi i funksionimit të shtetit dhe nuk mund të rrënohet lehtë”, kështu u shpreh kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë promovimit të kryetarit të degës së Çairit.
Ali Ahmeti tha se BDI ka lindur nga UÇK-ja dhe gjaku i dëshmorëve, e jo nëpër sallone dhe studio televizive.
“Qëllimi ishte që substancën organizative themeltare në këtë vend ta dëmtojnë, sepse BDI-ja është strukturë. Jo që ka lind në sallone, jo që ka lind në ekrane televizive. BDI ka lind nga fronti, ka lind nga UÇK-ja, ka lind nga gjaku, nga djersa, nga të gjithë ata njerëz që kanë vuajtur burgjeve, që i kemi larë me gjak nga Gjevgjelia deri në Jesenicë”.
Ahmeti rikujtoi se sulme të ngjashme kundër BDI-së kanë ardhur edhe nga LSDM-ja dhe se këto sulme aktuale që vijnë nga VMRO-DPMNE-ja, bëhen për shkak se BDI është parti kyçe, pa të cilën, institucionet nuk do të ishin stabile.
Ahmeti tha se të gjithë ata qëe sulmojnë BDI-në e kanë kot, pasi sipas tij BDI nuk mund të rënohet përmmes gënjeshtrave.