Aleati i Bashës konfirmon: Në shtator do të futem në Parlament

Aleati i Lulzim Bashës, Shpëtim i Idrizi gjatë një aktiviteti për “Javën Çame” në sheshin Skënderbej, ka konfirmuar se do të futet në Kuvend, në shtator.

“Padyshim në shtator jemi në Parlament për të paraqitur iniciativa ligjore për çështjen çame.Rikthimi i çështjes çame në parlament nëpërmjet deputetëve të PDIU do ta rikthejë vëmendjen. Të gjithë kanë heshtur për çështjen çame. Dua që t’i garantoj të gjithë që ne nuk e harrojmë Çamërinë, nuk i harrojmë miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë. Të gjithë mund të lodhen, por ne do të lodhemi të fundit.
Do të rikthehet çështja çame në parlamentin e Shqipërisë, do të tentojë të thyejë heshtjen mbi çështjen çame”, deklaroi Idrizi.” tha Idrizi./albeu.com


Shtuar 21.06.2021 11:39