Alarm për bombë në stacionin e autobuzëve në Prishtinë

Ditën e sotme stacioni i autobuzëve në Prishtinë është kërcënuar më një alarm për ekploziv.

Kjo nuk është hera e parë që një alarm i tillë jepet në stacionet e autobuzëve në Kosovë.

Kërcënimi ka ardhur përmes një telefonate anonime që ka marrë Policia e Kosovës.

Policia ka trajtuar rastin dhe ka evakuuar qytetarët, teksa në atë zonë është parë një numër i madh i zyrtarëve të policisë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, tha Ahmeti./albeu.com/


Shtuar 15.02.2022 16:30