Alarm për bombë në Hagë, evakuohet parlamenti

Një alarm është dhënë mesditën e së enjtes në Hagë, ku policia holandeze ka nisur evakuimin e ndërtesës së parlamentit.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë holandeze, e cila ka bërë të ditur se një ekip piroteknikësh po hetonin një “situatë të dyshimtë” në godinën ku ndodhet parlamenti kombëtar në Hagë.

Të lidhura

None found

Megjithatë, politikani Geert Wilders tha se ndërtesa u evakuua pasi një bombë e rreme me të njëjtin marrës u dërgua në parlament.


Shtuar 13.04.2023 13:54