Alarm në Greqi! U vaksinua me AstraZeneca, gruaja humb jetën sapo mori dozën

Një tjetër alarm është dhënë për vaksinën AstraZeneca. Një grua 64-vjeçare, në Ilion, e cila pas pasi u vaksinua ka ndërruar jetë.

Mediat greke shkruajnë se gruaja humbi jetën menjëherë, pasi doli nga qendra e vaksinimit, ku kishte qëndruar për pak kohë në pritje të radhës, siç kërkohej nga administruesit e vaksinës AstraZeneca, e cila aktualisht merret nga grupmosha 60-64 vjeç.

Tashmë pritet dalja e rezultateve të autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së saj, e cila deri më tani është regjistruar si “e papritur” për të përcaktuar nëse ka lidhje me vaksinën apo jo.

 


Shtuar 30.03.2021 17:33