Akuzohet se porositi vrasjen e babë e bir, merret vendimi për Ardjan Çapjan

Gjykata ka dhënë sot masën ‘arrest në burg’ për Ardjan Çapjan, i cili akuzohet se  porositi vrasjen e dyfishtë të babë e bir në Elbasan në 2012.

Por masa e sigurisë ndaj tij nuk u dha në një ambient të zakonshëm të gjykatave, por në QSUT, ku Çapja ndodhet pasi shfaqi disa probleme shëndetësore me zemrën.

Çapja u vu në pranga pak ditë më parë në kuadër të operacionit “Krasta 1” pasi akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

E njëjta akuzë rëndon edhe mbi nipin e tij, Florencin. /albeu.com/

 


Shtuar 1.04.2021 12:27