Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi i bëri thirrje Guvernatorit të Nju Jorkut Andrew Cuomo të japë dorëheqjen sonte, pasi një hetim zbuloi se ai kishte ngacmuar seksualisht 11 gra.
“Nën udhëheqjen e Prokurores së Përgjithshme Leticia James, një hetim i plotë dhe i pavarur mbi akuzat kundër Guvernatorit Cuomo ka përfunduar”, tha Pelosi në një deklaratë.
“Si gjithmonë, duartrokas gratë që dolën dhe thanë të vërtetën. Duke njohur dashurinë e tij për Nju Jorkun dhe respektin ndaj zyrës së tij, i bëj thirrje guvernatorit të japë dorëheqjen”, tha më tej Pelosi.
Guvernatori 63-vjeçar mohoi sërish akuzat. Në një deklaratë nga zyra e tij, ai nuk e përmendi fare dorëheqjen, por shtoi se do t’i përgjigjet “pikë për pike” akuzave ndaj tij, në një dokument që do të bëhet publik nga bashkëpunëtorët e tij./albeu.com