Një osteopat shqiptar është vënë në prangat e policisë në Itali pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me pacientët e mitur por edhe ata në moshë të madhe.
Hetimet u kryen nga Prokuroria e Breshias në bashkëpunim me policinëe e Rovatos, pasi ndaj tij u ngritën disa akuza nga personat të cilët ishin ngacmuar seksualisht.
Gjykata ka vendosur të lëshojë urdhër arrestin pasi është shprehur se provat e mbledhura kundër 44-vjeçarit shqiptar janë të mjaftueshme për të mbështetur akuzat.
Autoritetet italiane thonë se rrëfimi që nxiti investigimin, ishte ai i djalit të mitur të shqiptarit. Dyshohet se osteopati shqiptar ka ngacmuar seksualisht pacientët në të paktën 4 raste.
Osteopat është profesion i bazuar në pseudoshkencë që inkurajon pacientët të përdorin mjekësinë alternative për shërimin e problemeve të ndryshme duke manipuluar kockat dhe muskujt e trupit.