Gjykata ka caktuar masën arrest me burg për 31-vjeçarin Erdgys Arrazi, i cili dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e mitur.
Arrazi akuzohet për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.
Teksa mbërriti në Gjykatë, me një kapuç në kokë, kryefamiljari vendosi të mos ekspozohet as për median. Kjo ishte dalja e tij e parë publike që pas zhdukjes së familjes së tij.
Erdgysi është arrestuar si ‘shkaktar i vetëvrasjes’ së gruas së tij Alma Arrazit, trupi i së cilës u gjet ditën e sotme dhe tre fëmijëve të tij, vajzës 9 vjeç që u gjet dy ditë më parë, vjazës tjetër 6 vjeç që u gjet ditën e djeshme dhe djali i vogël, 3 vjeç, i cili u gjet sot./albeu.com