Akuzohet për shpërdorim detyre, shtyhet seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit

Shtyhet seanca e parë në themel ndaj ish kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici, në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion.

Togat e zeza shtynë seancën më datë 20 qershor, për shkak të mos paraqitjes së Alma Kaçit.

Safet Gjici, u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Përveç dënimit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, i hoqi Gjicit të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Ndërsa për Alma Kaçin, gjykata vendosi dënim me 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar dënimi zbriti në 1 vit heqje lirie. Ndaj kësaj të fundit u ngrit akuza e “Prostitucionit”.


Shtuar 13.06.2024 10:08