Akuzohet për shpërdorim detyre, Apeli shtyn vendimin për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla

Këtë të martë, Gjykata e Posaҫme e Apelit, ka shtyrë me datën 30 Maj ora 10 vendimin për ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Në senacën gjysore, avokati i tij mbrojtës paraqiti një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Dhimiter Lara, me arsyen se ai ka shqyrtuar një kërkesë kur ҫështja ka qënë në fazën e hetimit.

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë, u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.

Alla u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.

Përveç ish-kryebashkiakut janë dhënë vendimet edhe për: Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Erion Isaku, Leonard Daçi, Rasim Daci, Aqif Konesha dhe Dali Gazidedja.


Shtuar 21.05.2024 15:57