Akuzat e Shehajt për shtim të listave të votuesve të PD në Durrës, reagon Xhaferaj

Kreu i Partisë Demokrtike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj i është përgjigjur akuzave të kandidatit Agron Shehaj se në Durrës ka dy lista votuesish, Xhaferaj shprehet se ka dy lista, një që ka ardhur nga Tirana me 2900 anëtarët e PD dhe lista tjetër është ajo e emrave që mund të votojnë me kartën e anëtarësisë, të cilët lejohen të votojnë me kartë.

Xhaferaj tha se këto demokratë që votojnë me kartën e anëtarësisë janë në një listë të veçantë. Xhaferraj tha se atyre u fotokopjohet karta dhe se procesi është zhvilluar i rregullt deri tani.

“I gjithë procesi ka qenë model me një standard europian demokracie, është vlerë për PD dhe shoqërinë shqiptare, edhe dita sotme ka qenë model. E pash prononcimin e Shehjat dhe pyeta përfaqësuesit e tij këtu të tij, por pretendimi i tij nuk qëndron. Janë dy lista e vërtet, por njëra është ajo e ardhur nga Tirana dhe tjera ka të bëjë në bazë të udhëzimeve është lista e atyre anëtarëve që votojnë me kartë dhe emrat e tyre futen në këtë listë shtesë. Është lista me 2900 e ca anëtarë që vjen nga Tirana dhe lista me ata që kanë kartën e anëtarësisë por që kanë kohë që nuk janë aktiv . Komisioni fotokopjon kartën e anëtarësisë dhe është tërësisht i integruar në proces të rregullt”, tha Xhaferraj.

Agron Shehaj tha se në Durrës është shtuar një listë e re votuesish përveç listës që është dërguar nga selia qendrore në Tiranë.


Shtuar 13.06.2021 14:35