I riu plagos efektivin e policisë në Shkodër, arrestohet 30-vjeçari me precedent kriminal

Një efektiv policie është plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se një 30-vjeçar ka qëlluar me thikë një efektiv policie, pasi ky i fundit i kishte shkuar në banesë pas një njoftimi për dhunë në familje. 30-vjeçari me iniciale P.I, ka qëlluar me thikë në dorë dhe në fytyrë efektivin. Ndërkohë që më pas është shoqëruar në polici nga efektivët e tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, Patrulla e Përgjithshme ka shkuar në lagjen “Guerile”, pasi ka marrë njoftim për një rast dhune në familje. Në momentin që punonjësit e Policisë kanë shkuar te banesa e shtetasit P. I, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç.

Në mbështetje të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar shtetasin P. I, i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme. Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Shtuar 19.10.2024 22:41