Aktiv prej disa orësh, vazhdon lufta për shuarjen e flakëve në fushën e mbetjeve në Fier (VIDEO)

Vazhdon prej disa orësh lufta me flakët në fushën e mbetjeve në Fier.

Mësohet  se flaket vijojne te djegin mbetjet, ndërsa në terren janë mjetet dhe strukturat e Bashkisë së Fierit.

Situata do të monitorohet gjatë gjithë natës për të shmangur përhapjen e flakëve. Aktualisht po mbulohen me dhe vatrat e zjarrit ndërsa një pjesë e tyre u eleminuan edhe nga zjarrfiksja. Në terren gjatë gjithë kohës ka qenë kreu i Bashkise së Fierit Armando Subashi.


Shtuar 27.07.2021 22:35