Aktet kriminale në Shqipëri, ish-prokurori: Persona të inkriminuar qendrojnë afër politikës

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, është shprehur se shumë ngjarje kriminale në vend mbeten pa u ndëshkuar.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”, Beci tha se javët e fundit kriminaliteti në vend ka goditur ashpër.

Ai shtoi se situate kriminale në vend është e rëndë dhe sipas tij organet ligjzbatuese nuk janë shkëputur nga koncepti që Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e 14 majit.

Pjesë nga biseda në studio:

Nako: Nuk është një lloj standarDi i parë në përgjithësi. Si fillim ndoshta flas pak teorikisht. Në Shqipëria kemi një shtresë të tërë sociale, që është e përbërë me individë me të kaluar kriminale që kanë krijuar një lloj potenciali ekonomik dhe nuk janë domosdoshmërisht përdorues të dhunës. Kjo shtresë qëndron afër politikës dhe përdor atë që quhet paraja. Kjo metamorfozë ka krijuar një shtresë goxha të fortë në vendin tonë. Kjo lloj shtrese lëviz edhe kriminalitetin. I luan të gjitha rolet. I luan rolet e kompromentuesit dhe të aleatit. Përdor mikrokriminalitetin dhe kriminalitetin në lëvizje. Kemi pasur momente krizash kur këta persona janë pasuruar. Kjo lloj shtrese për hir të të vërtetës pasurohet me një shtresë të dytë. Për fat të keq në vendin tonë edhe tregu kriminal është një treg i vogël. Kemi vetëdije që kemi një sasi të madhe individësh në diasporë që merret me kriminalitet. Këto para që fitohen diku do të vendosen. Kriminaliteti shqiptar ka një bazë solide në vendin e vetë. Unë personalisht nuk mund të flas, por në përgjithësi çështjet e sigurisë janë çështje perceptimi. Perceptimi në përgjithësi është që në fushën e ndërtimit, është një para që gjenerohet.

Beci: Ka një fakt konkret që në tre javët e fundit kriminaliteti ka goditur ashpër. Kemi ngjarje që kanë prekur edhe lirinë e medias, ku mënyra sesi është kryer krimi ka cënuar rëndë sigurinë. Rendi në vend është cënuar seriozisht. Krimi pa ndëshkim sigurisht që do të prodhojë krim tjetër. Kemi një ngjarje në Don Bosko ku një grua ka mbetur e vdekur për shkak të një sulmi. Kemi ngjarjen e sotme e cila tregon që stabiliteti dhe rendi ende ka probleme serioze. Përdoren armë në mes të qytetit. Konflikte të vjetra çojnë në vetëgjyqësi. Ndëshkimi, zbulimi i autorëve të krimit. Ke ngjarjen e Don Boskos që kemi motiv të qartë por nuk kemi autor të përcaktuar. Në ngjarjen e TCH nuk kemi asnjërën prej tyre. Të gjitha organet ligjzbatuese nuk janë shkëputur nga koncepti që Shqipëria do të bëjë zgjedhje.

Bregu: Për të marrë një informacion, shumë shpejt. Atë që i them unë vajzës, ma thotë mua policia se ku ti gjejë autorët. Ne kemi shumë ngjarje kriminale dhe nuk kemi autorë. Nëse nuk gjejmë autorët, situate do të agravohet gjithmonë e më tepër. Kur shkoj në Kosovë ka një shprehje, “tash” dhe po të thanë këtë shprehje, nuk ka asgjë. Kemi një ekspertizë që e shohim në çështje raportesh, në çështje nivelesh.


Shtuar 29.03.2023 22:30