Aksioni në Lezhë, Balla: Sot bashkë me rrënjët e kanabisit janë shkulur edhe dy oficerë policie

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në Facebook në lidhje me arrestimin e ish-policit  në Lezhë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shpalljen në kërkim të një tjetër ish- efektivi, që akuzohet për kultivimin e bimëve narkotike.

Ai shkruan se Policia e Shtetit po godet për shkuljen deri në fund të kultivimit të paligjshëm nga mendjet e atyre që gënjejnë veten se meqë sot ka më pak kanabis se dje, ne do të flemë mbi dafina.

Të lidhura

None found

Ndërsa thekson se “vetëm sa ka nisur sot” dhe se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

“Kur në adresimin e parë për Policinë e Shtetit thashë se një rrënjë e vetme kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur, kisha parasysh këtë që vetëm sa ka nisur sot. Policia e Shtetit po godet për shkuljen deri në fund të kultivimit të paligjshëm nga mendjet e atyre që gënjejnë veten se meqë sot ka më pak kanabis se dje, ne do të flemë mbi dafina! Sot bashkë me rrënjët e paligjshme janë shkulur edhe dy oficerë policie në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, të cilët ishin në ortakëri me trafikantët. Ata tani janë në duart e drejtësisë” thuhet në një deklaratë të ministrit të Brendshëm Taulant Balla./albeu.com/


Shtuar 29.07.2023 16:33