Aksion “blic” në Vlorë, policia rrethon pallatin, kë po kërkojnë?

Policia e Vlorës dhe seksioni i krimeve kanë zbarkuar në këto momente në një pallat në qytet pranë shtëpisë se oficerëve në Vlorë.

Policia e Vlorës po kontrollon sipas informacioneve për një person në kërkim, por nuk dihet ende se kush.

Kontrollet po zhvillohen në katin e pestë të një pallati.

Sipas burimeve, bëhet me dije se policët kanë goditur derën dhe kanë kryer kontrolle mbi pallatin në fjalë.

Në ndihmë kanë ardhur edhe forcat zjarrfikëse për hapjen e derës.

Aksioni prej disa minutash vijon./albeu.com


Shtuar 31.10.2022 22:49