Forcat RENEA janë duke u zhvilluar në Tiranë për kapjen e disa personave që janë në kërkim dhe konsiderohen si me rrezikshmëri të lartë.
Deri tani mësohet se janë shoqëruar dy persona, teksa nuk dihet ende identiteti i tyre.
Ky aksion vjen edhe pas ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin së fundmi.
Nuk dihen ende detaje nga aksioni i papritur, teksa priten të tjera informacione në vijim.