Aksidentoi të miturën në Lushnje, arrestohet drejtuesi i makinës

Një aksident ka ndodhur në Divjakë, ku një 31-vjeçar ka përplasur me makinë një të mitur. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Divjakë-Pushimi i shoferit”, ditën e djeshme.

Ndërkaq e mitura ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. Xh., 31 vjeç, banues në Zharnec, Divjakë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Divjakë-Pushimi i shoferit”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Shtuar 30.08.2022 10:26