Aksidentoi me motor të miturin, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Demokracia”, Vlorë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 15.06.2021 09:36