Aksidentoi me makinë tre të mitura, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 18-vjeçar, pas një aksidenti që shkaktoi të mërkurën.

Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ku për pasojë u lënduan lehtë tre të mitura, të moshave 16 dhe 17-vjeç.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar lehtë 3 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç”, njofton policia.


Shtuar 1.02.2024 12:10