Një 16-vjeçar shqiptar në Gjermani ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.
16-vjeçari ishte me prejardhje nga fshati Peran i Podujevës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi.
Bulliqi u ka shprehur ngushëllimet familjarëve për vdekjen e të miturit, ndërsa bën të ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 15:00 në varrezat e fshatit Peran.
Postimi i tij i plotë:
Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen tragjike të djaloshit 16 vjeçar, Roni Mustafa, nga fshati Peran i Podujevës, i cili humbi jetën aksidentalisht në Gjermani, ku edhe jetonte bashkë me familjen e tij. Në këto momente pikëllimi, ndaj dhimbjen me familjen Mustafa dhe gjithë farefisin./albeu.com/